Gruda: PDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për byronë

09 dhjetor 2024 | 12:26

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, ka bërë me dije se kjo parti do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin e miratuar për byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Ai ka thënë se ky ligj përmban shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës.

“Do ta dërgojmë sepse është shkelje flagrante e Kushtetutës, më së pari shkelje e procedurës qysh është miratuar është bërë pa konsultim publik dhe është miratuar në seancë të mbajtur natën dy leximet për një seancë dhe është lënë konsultimi në Komisionin Parlamentar është lënë një minutë. Dhe nëse na thoni për këtë s’bon me dërguar në gjykatën Kushtetuese, unë mendoj se është e domosdoshme dhe PDK-ja do të qëndroj besnike deri në fund një zotimi që e ka dhënë para qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Gruda për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asamblisti i Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, ka reaguar pasi me veprime…