Gruda (PDK): Për arratisjet e fundit, hetim të plotë, të merren masa ndaj personave që mundësuan ato
21 korrik 2024
| 12:11
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda, është shprehur se nga ana e kësaj partie po kërkohet një hetim i plotë në lidhje me arratisjet nga burgjet e vendit.
Po ashtu, Gruda tha se do të kërkohen edhe masa ndaj personave që mundësojnë këto arratisje, ose edhe që tregojnë neglizhencë.
Kështu u shpreh ai në një koferencë për media.
“Lidhur me arratisjet e fundit ne kërkojmë një hetim të plotë, në rrethanat e arratisjeve, dhe të merren masa ndaj personave që kanë mundësuar apo neglizhuar arratisjen e tyre”, u shpreh Gruda
Ndër të tjera ai tha se përgjegjësia i kalon si fillim ministres së Drejtësisë, Abulena Haxhiut.
“Përgjegjësia duhet të nis nga ministrja e Drejtësisë”.