Gruda: Prindërit i kam nga Shqipëria, por zemra më thotë të luaj për Gjermaninë
Sulmuesi i Brightonit, Brajan Gruda duket se është i vendosur për ta përfaqësuar Gjermaninë në nivelin ndërkombëtar.
Pavarësisht raportimeve këta muajt e fundit se Gruda po e konsideron kalimin te Shqipëria, gjëra duket se janë krejtësisht ndryshe.
Në një intervistë së fundmi për “Allgemeine-zeitung”, Gruda ka thënë se ndihet rehat te Gjermania dhe zemra i thotë të vazhdojë njësoi.
“Nuk e di çfarë mban e ardhmja. Prindërit e mi janë nga Shqipëria, kam luajtur për kombëtaren që kur isha i vogël, u linda në Gjermani, këtu ndihem rehat”.
“Për momentin duket se do të vazhdoj të luaj për Gjermaninë. Gjithashtu zemra më thotë se dua të luaj për Gjermaninë”, deklaroi ndër të tjera shkodrani.
Gruda kësisoj mund të bëhet lojtari i dytë shkodran pas Shkodran Mustafit që zgjedh Gjermaninë para Shqipërisë në nivelin ndërkombëtar.