Gruda pyet LV-në: A është kjo drejtësia që ua keni premtuar qytetarëve të Kosovës dhe familjes Dehari?
Koordinatori i PDK-së për Drejtësi, Përparim Gruda, ka kritikuar ashpër konferencën e Vetëvendosjes para Prokurorisë Speciale për rastin e Astrit Dehari.
Gruda ka përmendur djegien e Institutit të Mjekësisë Ligjore, duke thënë se për më shumë se tri vjet nuk kanë zbardhur asgjë për rastin Dehari.
Ai ka thënë se kjo konferencë është e turpshme dhe e papranueshme.
“Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tre vjet në pushtet, gjatë të cilëve nuk është bërë asgjë për të zbardhur rastin Dehari, përkundrazi Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë, sot LV-ja vendosi të organizojë një konferencë për media para Prokurorisë Speciale, duke kërkuar drejtësi për Astrit Deharin. A është kjo drejtësia që keni premtuar qytetarëve të Kosovës dhe familjes Dehari? Kjo është e papranueshme dhe e turpshme”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.