Gruevski fiton azil në Hungari, Maqedonia kërkon ekstradim e tij
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se autoritetet hungareze kanë pranuar kërkesën e tij për azil politik në këtë vend.
“Sot, Republika e Hungarisë, si vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës sime të parashtruar më parë me kërkesën për status politik për shkak të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë. Në kërkesën për azil politik kanë theksuar se të njëjtën e kërkoj për shkak të ndjekjes politike nga Qeveria e re e udhëhequr nga partia LSDM….Unë nuk kam ikur nga drejtësia, por duke shfrytëzuar metoda tjera demokratike ndërkombëtare vazhdoj të kërkoj drejtësinë për mua dhe të gjitha viktimat tjera të ndjekjes politike në Maqedoni”, ka shkruar Gruevski.
Ai ka akuzuar Qeverinë e Maqedonisë, për siç ka thënë, kaos, politizim të gjyqësorit, rrënimin e shtetit juridik, rrezikimin e interesave kombëtare dhe shtetërore.
Njoftimi i Gruevskit vjen vetëm disa çaste pasi Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë i ka dërguar autoriteteve të Hungarisë kërkesën për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.