Grumbullim treditor i Kosovës U19 në Kampin Nacional në Hajvali

21 maj 2024 | 15:48

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futboll ka nisur të martën grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për dy miqësoret kundër Shqipërisë, që do të zhvillohen në Rogozhinë, në stadiumin “Egnatia Arena”, më 6 dhe 9 qershor.

Grumbullimi do të zgjasë 3 ditë dhe do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali. Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Adil Maliqi, ka në dispozicion në këtë grumbullim 23 futbollistë vendorë. “Ky grumbullim ka një rëndësi të veçantë për përzgjedhësin Maliqi, i cili do të shfrytëzojë këto ditë për të vlerësuar formën aktuale të futbollistëve dhe për të punuar në komponimin e ekipit për turnetë e ardhshme. Trajneri ka si synim të ndërtojë një ekip të fortë dhe konkurrues”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Futbollistët e përzgjedhur theksuan se këto grumbullime janë një mundësi e shkëlqyer për të përmirësuar lojën e tyre.

Më poshtë mund të ndiqni deklaratat e përzgjedhësit Adil Maliqi dhe të futbollistëve Aurel Limani dhe Endi Halili, të ftuar në këtë grumbullim:

Videoja e plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën me 3.8…