Grumbullimi i mbeturinave në Prishtinë, Zogaj: Kërkojmë falje për këtë gjendje

24 maj 2022 | 14:29

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka kërkuar ndjesë për stërmbushjen e kryeqytetit me mbeturina si dhe thotë se janë duke e zhbllokuar këtë situatë.

Zogaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” ka thënë se kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon kompaninë ‘Pastrimi’ të bëj zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit.

“Kërkojmë falje për këtë gjendje! Kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon Kompaninë ‘Pastrimi’ të bëj zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit që kjo e fundit i ka të parës! Jemi duke e zhbllokuar këtë situatë, në mënyrë që të vazhdojmë me grumbullim të mbeturinave”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përplasje verbale ka ndodhur ndërmjet kryetarit të Komisionit për…