Grumbullohen fëmijët me potencial për Kosovën U14
Në fundjavë (të shtunën dhe të dielën) është mbajtur grumbullimi me fëmijë, të cilët shihen me potencial për të ardhmen dhe që do të jenë pjesë e Kosovës U14, që është pjesëmarrëse e Programit të YDF-së.
Grumbullimi është mbajtur në Shkollën “Model” në Prishtinë.
Lojtarët dhe lojtaret e Kosovës po përgatiten maksimalisht që të jenë gati për turneun e YDF-së.
I radhës do të jetë në fund të tetorit në Maqedoninë Veriore.
Para turneut në Maqedoni, do të ketë grumbullime tjera, për të përcaktuar 12shen te djemtë dhe vajzat që do të jenë pjesë e Kosovës.
FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët.
Ky projekt është planifikuar që të krijojë përvojë ndërkombëtare për komunikim kulturor për fëmijët e përzgjedhur, trajnerët dhe menaxherët të cilët kanë potencial në basketboll.
Pjesë e FIBA YDF-së janë Kosova, Maqedonia Veriore, Rumania, Bullgaria dhe Turqia.