Grumbullohet Kosova U20, u bashkohet Astera Tuhina
Përfaqësuesja e Kosovës U-20 e vajzave do të vazhdojë fazën e dytë përgatitore. Vashat e drejtuara nga ish-basketbollistja Shemsije Stublla tani në rolin e trajneres do të vazhdojë përgatitje në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë nga 3 deri më 8 qershor.
Shemsije Stublla do të ndihmohet nga dy ndihmësit e saj Qëndrim Demi dhe Marko Roder, për të parë nga afër formën e vajzave dardane. Në këtë grumbullim janë ftuar gjithsej 17 vajza nga klube të ndryshme të Kosovës, si dhe basketbolliste të cilat karrierën e tyre janë duke vazhduar jashtë Kosovës, në mesin e tyre edhe Astera Tuhina.
Kosova U-20 Vajzat gjendet në Grupin C me Holandën, Kroacinë dhe Slloveninë. Kampionati do të zhvillohet në Kraiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht.
Lista e basketbollisteve: Alma Muzliukaj, Anesa Korqa, Anila Selmani, Anita Grainca, Arba Hashani, Astera Tuhina, Blerta Mehana, Elza Maliqi, Enisa Kamerolli, Erzana Mulaku, Etna Rexhepi, Olta Zymberi, Rea Ukaj, Sumeja Kosumi, Vanesa Bojku, Viola Syla, Yllza Uka.