Grumbullohet U16 e Kosovës
Nesër (e premte) do të grumbullohet U16 në konkurrencën e meshkujve. Grumbullimi do të bëhet nga ora 16:00 në palestrën “Don Bosko”.
Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Valentin Spaqi dhe ndihmësi Driton Obërtinca kanë ftuar 21 basketbollistë për këtë grumbullim, listë që më pas do të reduktohet në 12, për Kampionatin Evropian, Divizioni C, që do të mbahet në Prizren gjatë verës.
Kosova do të jetë në grup me Shqipërinë, San Marinon dhe Maltën, kurse në Grupin tjetër janë Andorra, Gjibraltari, Moldavia dhe Armenia. Kampionati zhvillohet 12 deri më 17 Korrik.
Lista e gjerë: Yll Kastrati (Marigona Hill Prishtina), Edin Bacevac (Marigona Hill Prishtina), Ervin Mullaliu (Rahovec), Hannan Qoroviq (Istog), Ben Basha (Marigona Hill Prishtina), Sejar Rama (Marigona Hill Prishtina), Mal Tusuni (M-Junior), Bener Mitrovica (New Basket), Niman Demiraj (Istog), Andi Ahmeti (Peja), Drin Ademaj (Peja), Mal Syla (Marigona Hill Prishtina), Dion Musa (M Junior), Elvin Morina (Vushtrria), Drin Halili (Vushtrria), Erion Haziri (Vushtrria), Errdin Abazgjik (Trepça), Anid Mehmeti (Trepça), Lind Osmani (Marigona Hill Prishtina).