Grupet punuese të LV-së dhe LDK-së takohen sot në orën 13:00
18 tetor 2019
| 12:19
Grupet punese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të takohen sot në zyrat e LDK-së për të vazhduar bisedimet rreth harmonizimit të programeve qeverisëse.
Këtë e ka konfirmuar për “Klan Kosovën”, Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së.
Ai ka bërë me dije se takimi mbahet në orën 13:00. Ky takim ishte paraparë të mbahej në orën 11:00.
Vetëvendosje në këtë grup punues përfaqësohet nga Besnik Bislimi dhe Glauk Konjufca, kurse LDK ka përzgjedhur anëtarët e kryesisë Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.