![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/IMG_9845.jpg)
Grupet serbe përleshen mes veti në veri të vendit
30 maj 2023
| 18:52
Situata në Veriun e Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, ndërkaq në Leposaviq ka ndodhur një përleshje.
Përleshja duket se ka ndodhur mes protestuesve, raporton t7.
Nuk dihet akoma nëse ka të lënduar nga këto përleshje.
Të hënën, protestuesit serbë janë përleshur me dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it, disa prej të cilëve mbetën të lënduar.
Institucionet e Kosovës thonë se sulmet po vijnë prej bandave kriminale serbe të kontrolluara nga Beogradi.