![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/besa-bese-foto.jpg)
Grupi “Besa-Besë”: Ne jemi kundër prodhimeve serbe, por jemi Pro AMERIKAN!.
28 janar 2023
| 19:09
Grupi “Besa-Besë” ka reaguar lidhur me paralajmërimin se “Coca-Cola Company” do të hap repart të prodhimit në Kosovë.
“Nëse The Coca-Cola Company vendos të hap repart prodhimi në Kosovë! Grupi ‘Besa Besë’ do të ia siguroj vendin falë në cilën komunë të dëshiron të investon The Coca-Cola Comapany! Besojmë që kuvendet komunale janë të gatshme të na mbështesin me i nda një parcelë komapanisë së respektuar që konsumatori i Kosovës e do! Ne jemi kundër prodhimeve serbe, por jemi Pro AMERIKAN!. Rrnofë Amerika. Rrnoftë miqësia e jonë e përhershme Amerikano-Shqiptare! #besabesë #mosbliprodhimeserbe”, thuhet në reagimin e Grupit “Besa-Besë”.