Grupi D: Interi triumfon ndaj Benficës

03 tetor 2023 | 23:10

Skuadra nënkampione e Ligës së Kampionëve, Interi e ka shijuar fitoren e parë pas dy ndeshjeve në garën më të fortë, derisa të martën e mposhti Benficën me rezultat minimal 1-0.

Golin e tri pikëve për italianët e shënoi Thuram. Duhet cekur se reprezentuesi i Shqipërisë, Kristjan Asllani është paraqitur në gjashtë minutat e fundit të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi që u zhvillua me herët, Real Sociedad e mposhti FC Salzburg (0-2). Pas ndeshjeve të dyta, Socidedai dhe Interi janë në dy vendet e para me nga katër pikë, Salzburg ka tri pikë dhe zë vendin e tretë. Ndërkohe skuadra portugeze mbetet në kuotën e 0 pikëve.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Përfaqësuesve votoi të martën për të larguar Kevin…