
Grupi E: Dëshpëron Bayerni, fiton Benfica
02 tetor 2018
| 23:07
Bayern Munchen ashtu sikurse në Bundesliga po vazhdon me formë jo të mirë edhe në Ligën e Kampionëve, pasi luajti si vendas me Ajaxin (1-1).
Gjermanët shënuan në minutën e katërt, nëpërmjet mbrojtësit Mats Hummels, por holandezët nuk u ndalën dhe e barazuan rezultatin në minutën e 22-të, kur shënoi Noussair Mazraoui për rezultatin 1-1. Në vazhdim të ndeshjes rastet nuk munguan, por gola të tjerë nuk pati.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Benfica e mposhti në Greqi, skuadrën e AEK-ut (2-3).
Rezultatet
AEK Athens – Benfica 2-3
Bayern M. – Ajax 1-1
Tabela
- Ajax 2 4 pikë
2. Bayern M. 2 4
3. Benfica 2 3
4. AEK A. 2 0
/Epoka e re/