Grupi ‘Elkos – ETC’ hap pikën e re në Kaçanik
Drejtori i grupit “Elkos – ETC” Ramiz Kelmendi ka bërë me dije se kjo kompani të enjten ka hapur pikën e re në Kaçanik.
Në hapjen solemne të kësaj pike kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Iljazi, deputeti Lutfi Zharku dhe menaxherja e ETC-së Albina Kelmendi.“E përgëzoj stafin e mrekullueshëm për këtë proces të hapjes dhe kryetarin e komunës që pa hezitim dhe në afat rekord mundësoi pajisjen me leje të fillimit të punëve ndërtimore, kryesin e punimeve ‘Veding’ si dhe tërë stafin e Elkosit për këtë mrekulli. Paraprakisht i falënderojë qytetarët e Kaçanikut për mbështetje. Të sapo punësuarve të rinj dhe të reja u uroj sukses”, ka shkruar Ramiz Kelmendi në llogarinë e vet në “Facebook”./Epoka e re/