Grupi G: Roma shkatërroi Viktorian, Reali mposhtet nga CSKA
02 tetor 2018
| 22:55
AS Roma ka qenë skuadër superiore ndaj Viktorias, pasi e mposhti me rezultat 5-0. Edin Dzeko shënoi dy gola në pjesën e parë, kurse një tjetër e shtoi edhe në pjesën e dytë për të kompletuar tregolëshin personal, kurse dy golat e tjerë i shënuan Under dhe Justin Kluivert.
Në ndeshjen tjetër Reali pësoi humbje nga CSKA Moskë, me rezultat 1-0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Nikola Vlasiq, në minutën e dytë të ndeshjes. Reali kishte disa mungesa që ndikuan edhe në epilogun përfundimtar të ndeshjes.
Rezultatet
CSKA Moscow – Real Madrid 1-0
Roma – Viktoria Plzen 5-0
Tabela
- CSKA M. 2 4 pikë
2. Real Madrid 2 3
3. Roma 2 3
4. Viktoria P. 2 1
/Epoka e re/