Grupi i dytë i ekipit olimpik të Kosovës niset drejt Pekinit të Kinës

02 shkurt 2022 | 12:40

Është nisur sot grupi i dytë i ekipit olimpik të Kosovës drejt Pekinit të Kinës, ku prej 4-20 shkurt 2022 mbahen Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Pjesë e grupit janë presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, zyrtari ndërlidhës për çështje të Covid-19, Jeton Beqiri, anëtari i Bordit Ekzekutiv, Musa Selimi dhe përgjegjësi për media, Kushtrim Krasniqi.

Kosova përfaqësohet në LOD Pekini 2022, me skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, të cilët kanë arritur të dielën në Pekin, ku tashmë kanë filluar edhe përgatitjet për garat që i presin.

Albini garon në katër disiplina të skijimit alpin si: sllallom, sllallom i madh, lëshim dhe kombinim alpin, ndërsa Kiana në disiplinën e sllallomit të madh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur Dardan Molliqaj ishte njëri nga zyrtarët më të lartë…