Grupi i inxhinierëve vullnetarë nga Kosova vazhdon vlerësimin e dëmeve nga tërmeti në Shqipëri (Foto)
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se grupi i inxhinierëve vullnetarë po vazhdon mbështetjen, duke ofruar ekspertizën profesionale në vlerësimin e dëmeve të objekteve nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.
“Grupi i inxhinierëve vullnetarë vazhdon mbështetjen dhe ofrimin e ekspertizës profesionale për vlerësimin e dëmtimeve të objekteve nga termeti i 26 nëntorit”, është bërë me dije në njoftimin për media të Komunës së Prishtinës.
Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë të Rihterit, i cili ka goditur Shqipërinë më 26 nëntor, ka qenë më i fuqishmi që ka goditur këtë vend gjatë dekadave të fundit dhe për pasojë ka lënë të 51 persona të vdekur, qindra të lënduar dhe mijëra persona të pastrehë, si pasojë e shembjeve, dëmtimeve serioze dhe rrezikshmërisë që paraqesin vendbanimet e tyre.