Grupi i Kumanovës, grevë në burg, avokati: U mohohet e drejta për vizita familjare
Që dje në grevë urie kanë hyrë të burgosurit e grupit të Kumanovës, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Shkupit. Nga gjithsej 9, në grevë urie janë 8 të dënuar deri në 15 vjet burg. Avokati i njërit prej grevistëve Irfan Lutfiut, tha se të dënuarit kanë vuajtur gjysmën e dënimit me burg dhe ju takon e drejta për vizita familjare dhe për lëshim në shtëpi gjatë fundjavave. Por, kjo e drejtë iu është mohuar pa asnjë arsyetim.
“Irfan Lutfiu, Arsim Bajrami dhe të tjerët kanë filluar grevë urie për shkak të mos dhënies së të drejtave që sipas akteve normativave ligjore për dënimet e plotfuqishme duhet të zbatohen. Ka situatë të pa sqaruar përse nuk u lejohet ti shfrytëzojnë të drejtat q iu takojnë sikurse të dënuarit e tjerë në burgje”, deklaroi Asmir Alispahiq, Avokat i të burgosurve.
Nga Drejtoria e Burgut të Shutkës thonë se grevistët kanë të drejtë ligjore ti kërkojnë ato të drejtë, por që ata nuk mund t’’ miratojnë ato benefite pa një vendim të Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve. Zëvendësdrejtori Sadush Arifi tha se 9 të dënuarit nga grupi Kumanovës vetëm se mbahen në qelitë e Shutkës, por janë nën juridiksionin e Burgut të Idrizovës, prej ku edhe janë transferuar të mars të 2020.
“Enti Ndëshkues Korrektues pranon të dënuar me burg deri më 3 vjet dënim. Drejtoria për zbatimin e sanksioneve me arsyetimin për shkaqe sigurie i solli me kohë të përkohshëm të qëndrojnë në hapësirat e Burgut të Shkupit. Ne si Ent të llojit të hapur dhe gjysmë të hapur, nuk kemi të miratuar rregullore për dhënien e trajtimit dhe të drejtave të të dënuarve me dënime më të larta mbi 5 vjet”, tha Sadush Arifi, Zëvendësdrejtor i Burgut të “Shutkës”.
Nga Drejtoria për zbatimin e sanksioneve thonë se nuk janë të njoftuar zyrtarisht që dikush në Burgun e Shutkës ka hyrë në grevë urie. Përmes telefonit na thanë se do të shqyrtojnë ankesat e tyre, por nuk dhanë sqarime përse nuk ju kanë përgjigjur asnjë prej kërkesave të avokatëve të dënuarve deri më tani.
Avokati Alispahiq po ashtu tha se kjo drejtori vepron me standarde të dyfishta nga që disa të dënuar nga e enjtja e përgjakshme e 27 prillit në Kuvend, gëzojnë këto të drejta pas vuajtjes së gjysmës së dënimit.
“Ka të dënuar për vepra të ngjashme apo të njëjtë si cenimi i sigurisë së shtetit, të cilët i shfrytëzojnë këto të drejta vetëm me vuajtjen e 1/3 e dënimit, siç janë disa nga rasti i 27 prillit, që kanë nis edhe me më pak vuajtje të dënimit ti shfrytëzojnë të drejtat, për të cilat grevistët tanë i kërkojnë të njëjtat”, theksoi Asmir Alispahiq, Avokat i të burgosurve.
Të dënuari nga rasti “27 Prilli” Igor Jug dhe Alekasndar Vasilevski-Ninxha, ndonëse të dënuar me veprën e njëjtë penale, terrorizëm, gëzojnë të drejtën e shfrytëzimit të fundjavave të lira dhe vizitave familjare./Alsat.mk