Grupi i Kurtit kanosi zotin Pacolli gjatë fluturimit
Presidenti Hashim Thaçi, në konferencën që mbajti në oborrin e Kuvendit e të Presidencës, tha se grupi qeveritar, në krye me kryeministrin Albin Kurti, e në të cilin ai ka përfshirë edhe ministrin Xhelal Sveçla dhe Arben Vitia, duhet të japin përgjegjësi për rrezikimin e jetës së deputetit Behgjet Pacolli gjatë aterrimit të tij për Kosovë, në të cilin ai ka dhënë se ka pasur frikë të zbresë në pistë shkaku i ndonjë “sulmi terrorist që mund të kryente shteti i Kosovës ndaj fluturakes sime”.
“Mendoj se grupi i Kurtit, Sveçla dhe Vitia, duhet ta sqarojnë çështjen e rrezikut të jetës që i kanosej zotit Pacolli gjatë fluturimit të tij në Prishtinë dhe pse ka devijuar zoti Pacolli në drejtim të Tiranës”, tha Thaçi dhe kërkoi përgjegjësi nga ta sa më shpejt. “Ata duhet të përgjigjen sa më shpejt aq më mirë, në anën tjetër ju e dini se vendimet e qeverisë janë shpallur antikushtetuese”, foli presidenti.
(B. D.: ‘Epoka e re’)