Grupi i Kurtit të përgjigjet për shtytjen e studentit në vetëvrasje

15 maj 2020 | 11:39

Presidenti Hashim Thaçi, në konferencën që po mban në oborrin e Kuvendit e të Presidencës, tha se grupi qeveritar, në krye me kryeministrin Albin Kurti, duhet të japë përgjegjësi “për shtytje në vetëvrasje” të studentit Agon Musliu, i cili po qëndronte në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Thaçi tha se Kurti duhet të japë përgjegjësi edhe për rrezikimin e jetës së deputetit Behgjet Pacolli. “Mendoj se grupi i Kurtit, Sveçla dhe Vitia, duhet ta sqarojë çështjen e rrezikut të jetës që i kanosej zotit Pacolli gjatë fluturimit të tij në Prishtinë dhe pse ka devijuar zoti Pacolli në drejtim të Tiranës. Po ashtu, ka përgjegjësi morale dhe ligjore të japë llogari grupi i Kurtit, Vitia, gjithashtu Sveçla, për shtytjen në vetëvrasje të studentit nga konviktet në Prishtinë si dhe për seleksionimin politik të njerëzve se kush karantinohet e kush jo”, shtoi Thaçi.

“Ata duhet të përgjigjen sa më shpejt aq më mirë, në anën tjetër ju e dini se vendimet e qeverisë janë shpallur antikushtetuese”, foli presidenti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpëlarësit e gojës kanë potencialin për të na mbrojtur kundër…