Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Mekë
02 qershor 2024
| 20:50
215 besimtarët e parë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin, kanë arritur sot shëndosh e mirë në Aeroportin e Xhides.
Në pritje të tyre kishin dalë udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit nga Bashkësia Islame e Kosovës, të cilët menjëherë i kanë nisur besimtarët drejt Mekës.
“Sapo të akomodohen në hotel, ata në grupe-grupe, do ta vizitojnë Qabenë e bekuar për ta kryer umren dhe për t’u liruar nga ihrami”,njofton Bashkësia Islame e Kosovës.