Grupi i Rithemelimit të PD-së zgjedh sot kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale

30 janar 2022 | 10:12

Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka nisur ditën e sotme votimet që në orën 8:00 për primaret në të gjashta bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë për kandidatët për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka ftuar anëtarët e PD në degët Dibër, Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Shkodër që të bëhen pjesë procesit të votimit në primare “si ushtrim i demokracisë, si proces përbashkues, për një Parti Demokratike më të fortë, më të bashkuar”.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka njoftuar ditën e djeshme se nëse do të ketë ende votues procesi do të vijojë edhe pas orës 17:00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD-së në degën përkatëse të ketë votuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Sadri Misini", paralelja e…