‘Grupi i Tiranës’ përpos politikave të VV-së dikton edhe politikat qeverisëse në Kosovë

05 shkurt 2023 | 11:36

Ish-ministri i Jashtëm dhe i Brendshëm, Skënder Hyseni, ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë mirë që e ka “riaktualizuar tendencën” e Grupit të VV-së në Tiranë për “qëndrime antiamerikane e antiperëndimore”.

“Ka kohë që i ashtuquajturi ‘Grupi i Tiranës’ përpos politikave të VV-së dikton edhe politikat qeverisëse në Kosovë. Krijimi dhe etablimi i politikave anti-amerikane dhe anti-perendimore duket të jetë misioni i këtij ‘Grupi’ që ka për qellim vënien e Kosovës në raporte konfrontuese me ShBA-të dhe BE-në. Diçka që kishte filluar diku në vitin 2015, duket se është konsoliduar fort në politikat partiake të VV-së dhe ato të Qeverisë Kurti. Abdixhiku bëri mirë që e riaktualizoi këtë tendencë. Është detyrë e forcave politike opozitare në Kosovë të mos qëndrojnë indiferent ndaj këtyre përpjekjeve dhe politikave të këtij ‘Grupi’”, ka shkruar Hyseni në “Facebook”.

Ai ka treguar se në vitin 2016, tre eksponentë të këtij “Grupi” u patën deportuar nga Kosova me vendim të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, sepse, sipas tij, kishin shkelur ligjin për qëndrim në Kosovë. “Në atë kohë, unë isha ministër i Punëve të Brendshme. Drejtoria për Migrim dhe të Huaj kishte kryer punën e vet në pajtim me ligjet në fuqi, pas asnjë ndërhyrje politike”, ka shkruar Hyseni.

“Sidoqoftë, pak kohë më vonë VV e cila e thoshte se ‘ishte deportim politi’, organizoi një sulm të turpshëm ndaj meje, në kohën time të lirë, ndërsa po lëvizja në veturën time private. Me 22 korrik 2016, ndërsa po ngisja veturën time private, një grup i VV-së, të cilët u identifikuan më vonë, por çuditërisht, u liruan nga gjykata, hodhen ngjyrë në xhamin e përparme të veturës. Si pasojë, nga pamundësia e pamjes për të drejtuar automjetin tim nga ngjyra e hedhur, vetura ime në lëvizje u aksidentua me dy vetura tjera. Pak orë më vonë, me një komunikatë, Vetëvendosja mori përgjegjësinë për sulmin ndaj meje. Dhe prapë, çuditërisht, asnjë veprim ligjor nuk u ndërmor kundër VV-së, ndonëse sulmi kishte vë në rrezik jetë njerëzish”, ka shkruar Hyseni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa po shijon suksesin e madh me ‘’Zemër Luana’’, Luana…