Grupi i veteranëve nga Mbretëria e Bashkuar vizitojnë Kosovën dhe kompaninë “Beni Dona”, për nder të 25 vjetorit të çlirimit

13 qershor 2024 | 13:29

Afaristi i njohur, Ragip Musatafa përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka njoftuar se grupi i veteranëve nga Mbretëria e Bashkuar që kanë ardhur në Republikën e Kosovës për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës kanë vizituar edhe kompaninë e mirënjohur “Beni Dona”.

Mustafa ka thënë se është mirënjohës përgjithmonë ndaj veteranëve anglez për mbështetjen ndaj popullit të Kosovës.

“Mbështetja e veteranëve të Mbretërisë së Bashkuar ka qenë dhe mbetet në kujtesën e popullit tonë dhe u jemi mirënjohës përgjithmonë për shërbimin e tyre dhe mbështetjen për Republikën e Kosovës. Ju faleminderit përgjithmonë! 🇬🇧& Kosovo”, thuhet në postimin e tij.

Njoftimi i plotë:

Grupi i veteranëve  nga Mbretëria e Bashkuar që kanë ardhur në Republikën e Kosovës për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës vizituan kompaninë Beni Dona ku u pritën nga Z. Ragip Mustafa dhe stafi i kompanisë. Mbështetja e veteranëve të Mbretërisë së Bashkuar ka qenë dhe mbetet në kujtesën e popullit tonë dhe u jemi mirënjohës përgjithmonë për shërbimin e tyre dhe mbështetjen për Republikën e Kosovës. Ju faleminderit përgjithmonë! 🇬🇧 & Kosovo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Pejës ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjes së…