Grupi inicues i mërgatës organizon koncert të madh humanitar për objektin e Hendikos-it në Ferizaj
Presidenti i FC Kosova Düseldorf, Bujar Neziri, i cili është edhe koordinator i grupit inicues nga Mërgata, për ndërtimin e objektit të Hendikosit në Ferizaj së bashku me Shkollën Shqipe, të shtunën në Schönenkamp nr.1, 40599 Düsseldorf kanë organizuar koncert humanitar dedikuar objektit në ndërtim, “Mërgata për persona me aftësi të kufizuar Handikos”, Ferizaj. Thirrjes për të marrë pjesë në këtë koncert ku me zërin e tyre të mrekullueshëm, këngëtarët Veli Sahiti, Osman Shehu, Ekrem Imeri, Arsim Aliu, si dhe grupi i valleve “Dardanët” dhe i Shkollës Shqipe-Düseldorf, iu kanë përgjigjur shumë bashkatdhetarë që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet. Mjetet e mbledhuar nga ky koncert do të shkojnë në ndërtimin e objektit të Shoqatës Hendikos në Ferizaj. Kujtojmë se nga mërgata shqiptare por dhe bizneset ferizajase janë mbledhur deri tani rreth 400 mijë euro, ndersa duhet edhe 200 mijë euro për ta bërë të gatshmëm.
Humanizmi është pjesa më vitale dhe më e çmueshme e njerëzimit.!!!