Grupi “Marakli t’biciklave” organizon aktivitet në mbështetje të fëmijëve me Down Syndrome

09 tetor 2020 | 12:03

Këtë të shtunë, grupi “Marakli t’biciklave” do të organizojë aktivitetin “Çiklo për Down Syndrome” në mbështetje të fëmijëve me Down Syndrome.

Aktiviteti do të fillojë në ora 10:00, ku nisja do të bëhet nga sheshi “ZahirPajaziti” në Prishtinë dhe do të vazhdohet në drejtim të parkut të qytetit të Prishtinës, Germisë.

“Ky event mbahet në mbështetjeper aktivitetin “Çiklizëmpër Down Syndrome”, i cili organizohet nga Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore dhe Down Syndrome Kosova. Përveç çiklizmit pjesëmarrësit do të kenë mundësi të argëtohen me anë të lojës bashkë me fëmijët e Down Syndrome Kosova dhe të gjithë të pranishmit e tjerë. Përmbarëvajtjen e aktivitetit do të kujdesen stafi i grupit Maraklit’Biciklave në bashkëpunim me organizatorët e tjerë”, është thënë në njoftimin e këtij grupi në  faqen e tyre ne “Facebook”.

Aktiviteteti do të realizohet në përputhshmëri me rekomandimet e Institutit Kombëtarë të ShëndetitPubliknëlidhje me situatënpandemike.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në afërsi të…