Grupi parlamentar 6+ kërkon nga Kurti heqjen e taksës

20 mars 2020 | 13:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim deputetët e grupit parlamentar 6+, njëherësh partner në koalicionin qeveritar.

Në takim kryeministri Kurti i ka njoftuar deputetët se situata në vend pas shfaqjes së koronavirusit në Kosovë është stabile dhe masat e marra nga qeveria janë të mjaftueshme dhe po e mbajnë gjendjen nën kontroll, ka njoftuar Qeveria.

Ndërsa përfaqësuesit e grupit parlamentar 6+ kanë kërkuar nga kryeministri një përkrahje të shtuar nga qeveria për komunitetet joshumicë në këtë situatë dhe kanë vlerësuar se nuk ka arsye për panik dhe gjendje të jashtëzakonshme në vend,

Po ashtu, ata kanë kërkuar heqjen e tarifës në mallrat që importohen nga Serbia, për të cilën kryeministri Kurti, ka thënë se së shpejti do të fillojë implementimi i planit të tij për heqjen e kësaj mase në faza, duke e zëvendësuar atë me reciprocitet.

Të dyja palët janë pajtuar se Kosovës në këtë situatë i duhet stabilitet politik për ta tejkaluar sa më lehtë këtë gjendje.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Ferizajt ka bërë me dije se qytetarët ferizajas…