Grupi parlamentar i AAK-së dhe përfaqësuesit e saj në qeveri koordinohen për temat nacionale

27 korrik 2020 | 14:05

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zhvilluar sot një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri, dhe zëvendësministrat nga radhët e kësaj partie.

Sipas njoftimit të grupit parlamentar të AAK-së, takimi është mbajtur në lidhje me zhvillimet dhe ngjarjet me rëndësi për vendin.

“Theks i veçantë i këtij takimi ishte situata aktuale me pandeminë si dhe rimëkëmbja ekonomike, që është e domosdoshme në këtë periudhë të vështirë për vendin. Gjithashtu, u dakordua për një koordinim dhe bashkëveprim të grupit parlamentar dhe zëvendësministrave me qëllim që të shtyhen përpara temat e interesit nacional”, ka njoftuar grupi parlamentar i AAK-së. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi,…