Grupi parlamentar i AAK-së, më aktivi në vitin 2022

28 prill 2023 | 14:31

Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), në një konferencë për media ka publikuar aktivitetin e partive politike ne Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas të dhënave të  IKD-së, grupi parlamentar i AAK-së del të jetë më aktiv me nga 36.2 fjalime për deputet, pasuar nga ai i PDK me nga 33.4 fjalime për deputet. Po ashtu, sipas IKD tek interpelancat dhe kërkesat për debatet parlamentare, AAK-ja ka qenë e para më inicime.

“Nëse krahasohet numri i fjalimeve me numrin e deputetëve të një grupi parlamentar, atëherë del se deputetët më aktivë kanë qenë ata nga grupi parlamentar i AAK-së, me nga 36.2 fjalime për deputet, pasuar nga ai i PDK-së me nga 33.4 fjalime për deputet, ai i LDK-së me 23.3 fjalime për deputet, ai i LV-së me 11.8 fjalime për deputet etj”, është thënë në raport.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i ri i Dritës, greku Akis Vavalis, ka folur…