Grupi parlamentar i AAK-së nesër mban mbledhje të jashtëzakonshme, shkak taksa 100 për qind
10 shkurt 2020
| 15:42
Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nesër (e martë) në orën 14:00 do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën do të diskutohet rreth seancës që planifikohet të thirret në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind për produktet qe vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Në mbledhjen e nesërme do të diskutohen edhe hapat e mëtutjeshëm që do t’i ndërmarrë grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas paralajmërimeve të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, për anulimin e dy projekteve kapitale, autostradën e Dukagjinit dhe atë të Anamoravës.