Grupi Parlamentar i AAK-së shumë shpejtë do të rritet

13 tetor 2020 | 00:28

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj i është përgjigjur Shefit të GP nga Vetëvendosje, Rexhep Selimi i cili mbrëmë tha se “Dauti bënë mirë t’i ruaj deputetët që i ka e mos të kërkojë edhe të tjerë”.

Deputeti Daut Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Grupi Parlamentar i AAK-së shumë shpejtë do të rritet.

“Njëri paska thënë ruaji deputetët tu se po të ikin. Çfarë logjike e çuditshme, thu ti që deputetët janë bagëti me i rujtë. Ndoshta dikush i konsideron deputetët e grupit të vet parlamentar si pronë personale, por e vërteta është që Grupi Parlamentar i AAK-së shumë shpejtë do të rritet”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për…