Grupi parlamentar i PDK-së shpreh shqetësim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike
19 janar 2022
| 10:20
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike si rezultat i paaftësisë së menaxhimit të situatës nga mazhoranca e udhëhequr nga Albin Kurti, është e papranueshme, shkruan “Epoka e re”.
Ai ka theksuar se PDK-ja ka paralajmëruar që nga muaji tetor për krizën energjetike që rrezikonte të përfshinte edhe vendin tonë, për çfarë qeveria qëndroi totalisht indiferente.
“Grupi Parlamentar i PDK-së, do t’i shterojë të gjitha mundësitë, që në seancën parlamentare të ditës së nesërme, të mos lejojë këtë barrë të rëndë e të papranueshme për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Tahiri.