Grupi parlamentar i LDK-së takoi deputetët e parlamentit gjerman

21 qershor 2018 | 11:08

Deputetët e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë takuar sot deputetët e parlamentit gjerman që përbëjnë Komisionin e  Mbrojtjes të kryesuar nga deputetin Wolfgang Hellmich.

Në këtë takim është  diskutuar lidhur me sfidat e brendshme të Kosovës në tema të ndryshme nga fusha e mbrojtjes, sundimi i ligjit si dhe për çështje që lidhen me politikën e jashtme siç është dialogu me Serbinë.

“Deputetët e LDK-së shprehën pikëpamjet e tyre sa i përket raporteve fqinjësore me shtetet e tjera në rajon si dhe rreth çështjeve që lidhen me transformimin e FSK-së në ushtri dhe reformat e nevojshme si pjesë e agjendës evropiane të Kosovës”, është thënë në komunikatën për medie të LDK-së.

Kurse deputetët e parlamentit gjerman kanë bërë me dije se kanë përshtypje jashtëzakonisht të mira nga vizita në Kosovë si dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre për Kosovën në rrugën e saj drejt fuqizimit të shtetësisë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka fjalë të mira…