Grupi parlamentar Nisma-AKR, pavarësisht dallimeve nuk pritet të ndahet

09 shkurt 2020 | 14:37

Rreziku që dy partitë të mbesin pa grup parlamentar i ka shuar mosmarrëveshjet ndërmjet tyre, por në partinë e Behgjet Pacollit nuk e mohojnë mundësinë, që siç kanë thënë ata për interes të shtetit t’i bashkohen grupeve parlamentare të partive në pushtet.

Ndonëse kanë garuar së bashku në zgjedhjet e 6 tetorit, Nisma-AKR, këtë legjislaturë nisën me deklarata kundër njëri-tjetrit.

Por, i emëruari si shef grupi i këtij koalicioni, Haxhi Shala, ka thënë se të gjitha këto nuk janë arsye që të ndahet grupi parlamentar.

Ai për “Kosovapress” është shprehur optimist se pavarësisht të gjithave, ata do të qëndrojnë të bashkuar në Kuvend.

Se ka dallime brenda grupit parlamentar Nisma-AKR, e ka thënë edhe nënkryetari i AKR-së, Vesel Makolli.

Ai ka thënë për “Kosovapress”, se janë për bashkëpunim të mëtejmë, por në suaza të respektimit të njëri-tjetrit, derisa nuk e ka mohuar mundësinë që deputetët e AKR-së t’i bashkëngjiten ndonjë grupi tjetër parlamentar të partive në pushtet.

Në lidhje me këtë analisti politik, Faton Abdullahu ka thënë se çfarëdo ndarje ndërmjet dy partive do të mbeteshin pa grup parlamentar brenda Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, kjo është arsyeja e vetme që ata përkundër dallimeve të theksuara, pritët të qëndrojnë së bashku.

Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, Nisma-AKR, kanë garuar si koalicion i përbashkët, derisa me vështirësi të mëdha e kanë kaluar pragun zgjedhor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë me…