Grupi Wagner konfirmon vdekjen e Prigozhinit: E vranë tradhtarët
Grupi i Wagner konfirmon se Yevgeny Prigozhin ka mbetur i vdekur gjatë rrëzimit të avionit në rajonin Tver, në veri të Moskës.
Përmes një mesazhi në kanalin e Zonës Gri në Telegram, Wagner shkruan se: “Kreu i Grupit Wagner, një Hero i Rusisë, një patriot i vërtetë i Atdheut të tij – Yevgeny Viktorovich Prigozhin vdiq si rezultat i veprimeve të tradhtarëve ndaj Rusisë. Por edhe në ferr, ai do të jetë më i miri. Lavdi Rusisë.”
Vdekja e Prigozhin është konfirmuar edhe nga autoritetet ruse.
Autoriteti i Aviacionit Civil Rus njofton se Yevgeny Prigozhin dhe komandanti i Wagner, Dmitry Utkin, ishin të dy në bordin e fluturimit të avionit komercial të rrëzuar në veri të Moskës dhe se të gjithë pasagjerët e ndodhur në bord ishin vrarë.
Agjencia Federale e Transportit Ajror ka publikuar gjithashtu një listë të pasagjerëve që ndodheshin në bordin e avionit të rrëzuar:
Yevgeny Prigozhin
Dmitry Utkin
Sergej Propustin
Yevgeny Makaryan
Alexander Totmin
Valeriy Chekalov
Nikolai Matuseev
Anëtarët e ekuipazhit ishin:
Aleksei Levshin, komandant;
Rustam Karimov, bashkë-pilot;
Kristina Raspopova, stjuardesë.
Prigozhin plane seems to have been shot down by air defences.
We now know why Putin didn't arrest him.
(Video; @jacksonhinklle ) pic.twitter.com/VFhcX8zAQD— Myron Thee OG (@myron_mhindi) August 23, 2023