![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/08/Nisma-AKR.jpg)
Grupi parlamentar i Nismës rritet edhe me katër deputetë
02 dhjetor 2020
| 13:54
Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate dhe AKR-së, i janë bashkuar edhe katër deputetë të ish-Grupit Parlamentar 6+.
Deputetët që i janë bashkuar këtij grupi janë Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli.
Burimet e gazetës “Epoka e re” brenda këtij subjekti politik kanë mësuar se tashmë ky grup do të quhet Grupi Parlamentar Nisma-AKR-6+.