Grupit të ‘Kumanovës’ i ndërrohet burgu, reagojnë familjarët e tyre
Të burgosurve të grupit të “Kumanovës” edhe zyrtarisht i është ndërruar burgu.
29 personat e këtij grupi tashmë do ta vuajnë dënimin në burgun e Idrizovës. Ky ndërrim i ka irrituar familjarët. Ata kanë kërkuar hetime ndërkombëtare rreth këtij rasti. Kështu të paktën ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, familja e Mirsad Qerimit.
“Pas disa takimeve në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë ka filluar dërgimi i të akuzuarve të grupit të ‘Kumanovës’ në vuajte të dënimit në burgun e Idrizovë. Ky është një mesazh shqetësuese për familjarët e grupit të ‘Kumanovës’ se e vërteta nuk do të dalë në shesh dhe se drejtësia në Maqedoni nuk është duke funksionuar, dhe se nuk pritet që ky rast të zbardhet përmes organeve të drejtësisë maqedonase, e aq më pak nga shteti i Kosovës, e vetmja alternativë ka mbetur në hetime ndërkombëtare, para se të bëhet vonë për të gjithë”, kanë shkruar familja e Mirsad Qerimit.
/Epoka e re/