GRUSHTI FITIMTAR I ALI AHMETIT
Ismet Sylejmani
Në qendër të Kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut në Shkup, në Sheshin qendror Maqedonia, më 21 Prill 2024, u mbajt tubimi më i madh popullor në historinë e popullit shqiptar!
Kryepersonazh i tubimit më të madh shqiptar, të mbajtur në qender të Shkupit, ishte Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Pas themelimit të UÇK-së më 17 Nëntor 1994, me Vendim të Shtabit Qendror të UÇK-së, nën përkujdesjen direkte të Abaz Gjukës – Ali Ahmetit, nga Posta Qendrore e Shkupit, u shpërnda Komunikata nr. 11, e cila njoftonte për lindjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
30 vite më vonë, aty ku Komunikata nr. 11 e UÇK-së, u postua dhe nisi sihariqin e madh historik, për në qendrat e vendosjes dhe opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, njeri prej Udhëheqësve kryesor të LPK-së, njëri prej themeluesve kryesor të UÇK-së, të UÇPMB-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare e Kryekomandanti i Saj, Kryetar i BDI-së dhe Drejtues i Frontit Europian Ali Ahmeti, ngriti grushtin e Tij të fuqishëm dhe me thirrjen e historike UÇK, UÇK, UÇK, UÇK, UÇK, UÇK, bëri histori të re dhe dërgoi mesazhin e madh se UÇK e bëri Maqedoninë e Veriut stabile dhe të njohur e të pranuar ndërkombëtarisht dhe anëtare të NATO-s e kandidate për në BE!
Edhe optimistët më të mëdhenj nuk do ta kishin besuar se pas themelimit të UÇK-së më 17 Nëntor 1994, dhe shpërndarjes së Komunikatës nr.11 nga Shkupi që njoftonte lindjen e Saj, tri dekada më vonë pas gjakut të derdhur nga Heronjët dhe Dëshmorët, dhe pas luftës së armatosur çlirimtare, për të drejta e jetë të barabartë të popullit shqiptar në trojet e veta në IRJM, Ali Ahmeti do të ngrit grushtin e Tij prej fitimtari absolut në kryesheshin Maqedonia të Shkupit!
Ky është Ali Ahmeti, Skënderbeu modern i popullit shqiptar nga Maqedonia e Veriut!
Prishtinë, 26 Prill 2024!