Grushtimi ndaj Sanes, Bayerni dënon Manen

13 prill 2023 | 16:30

Skuadra e Bayern Munchen përmes rrjeteve sociale e ka bërë të ditur dënimin e dhënë për lojtarin e Kombëtares së Senegalit, Sadio Mane.

Mane është lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen e javës së 29-të në Bundesliga, ku Bavarezët luajnë ndaj Hoffenheim.  Sulmuesi senegalez merr edhe një gjobë, por që nuk është bërë e ditur shuma nga skuadra gjermane.

Kujtojmë që ky dënim vjen për shkak të sjelljes jo-sportive të Manes në ndeshjen e parë çerekfinale në UEFA Champions League ndaj Manchester Cityt. Madje u raportua se ish-lojtari i Liverpoolit, Mane goditi me shuplakë bashkëlojtarin e tij, Leory Sane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te Liverpooli kanë mbetur të zhgënjyer nga Arthur Melo. Mesfushori…