Grushtohen në mes vete burra e gra
10 dhjetor 2019
| 11:52
Ajo që mund të konsiderohej si një garë rutinë më kuaj, është rikthyer në një “fushë betejë” në Australi. Pas mbarimit të garave, disa gra janë grindur më njëra tjetrën, veprim ky që ka përfshirë edhe meshkujt për ta rikthyer zënkën në përmasa masive.
Në fotot e publikuara shihen burrat që grindën më njëri tjetrin, dukë gjuajtur edhe grushte të panumërta. Madje një grua përdori një tufë lulesh për të gjuajtur një person që po dhunonte të dashurin e saj. Nga ana tjetër shikojmë shumë taka të larta që përdorën nga gratë për të goditur njëra tjetrën, dukë e kthyer situatën sa komikë por edhe të dhimbshme.
Policia vendas vendosi në pranga disa persona, por ende po heton për zbardhjen të plotë të ngjarjes që deri më tani është ende e paqartë.