GRYKA
09 maj 2023
| 21:48
Agron Krasniqi
Aty në grykë
Grykë për grykë
Grykë tanku andej
E grykëholla këndej
Ata gjuaj me top
E këndej moral plot
Pushkë e lidhur me tojë
Nga tanku s’ka drojë
Grykë e mbushur përplot
Grykë që ka themel e zot
Grykë që ruan kalanë
Kush mësyn e gjen belanë
Ju trima, që grykën mbroni
Me shekuj do të rroni
Grykë oj gryka e Llapushnikut
Varr e ferr iu bëre armikut.