“GTA 6”, e frymëzuar nga “Narcos” e Eskobarit
03 korrik 2019
| 11:29
Një burim informacioni, që është raportuar si i besueshëm nga shumë media, ka thënë se “Rockstar” është duke punuar fuqishëm me video-lojën e radhës nga seritë “Grand Theft Auto” (GTA).
“GTA 6” thuhet se do të zhvillohet në Majem, ku është zhvilluar “GTA Vice City”, një nga më të suksesshmet e serisë, dhe në Amerikën latine, pasi do të ketë një frymëzim shumë të madh nga seriali i Netflix, “Narcos”
Lajmi i keq, ndërkohë, është që “GTA 6” nuk do të dalë pa u hedhur në treg brezi i ri i konsolave të videolojërave, pra “Playstation 5” dhe “Xbox Project Scarlett”.
Duke qenë se asnjë nga këto konsola nuk pritet të hidhet në treg para vitit 2020, “GTA 6” pritet të dalë të paktën 6 muaj ose një vit më pas./tch/