Guardia di Finanza sekuestron jahtin 530 milionë euro të miliarderit rus
Autoritetet italiane të Guardia di Finanza kanë sekuestruar një tjetër pasuri të një miliarderi rus në Itali.
Në portin e Triestes është vënë nën sekuestro mega yahti me vela më i madh në botë “SY A”, me vlerë 530 milionë euro, në pronësi të një kompanie ruse me seli në Bermuda e miliarderit rus Andrey Igorevich Melnichenko.
Ky sipërmarrës rus është në listën UE 2022/396, të bashkimit Evropian dhe e përditësuar më 8 mars 2022.
Andrey Igorevich Melnichenko. bilioner e industrialist rus, aksionist kryesor i grupit të energjisë së karbonit SUEK e të kompanisë së prodhimit të plehrave kimikë Euro CHem Group.
Sipas revistës Forbes, më vitin 2021 është klasifikuar ndër 7 personat më të pasur në Rusi e në vendin e 95 në listën e miliarderëve të botës.
Pasuria e tij llogaritet të jetë 19,8 miliard dollarë.