“The Guardian”: Skënderbeu fitoi miliona duke manipuluar ndeshjet
E përditshmja britanike, “The Guardian” ka publikuar një shkrim për çështjen e ekipit të Skënderbeut. Gazetari Nick Ames thotë se ka parë raportin e UEFA-s për manipulimin e ndeshjeve, pavarësisht se ai nuk është bërë publik.
Në raport konkludohet se “Skënderbeu ka manipuluar ndeshjet e futbollit si askush tjetër në historinë e kësaj loje”. Sipas raportit, Skënderbeu ka vepruar praktikisht si një makineri e krimit të organizuar. UEFA nuk e ka konfirmuar dhe as e ka mohuar autenticitetin e dokumentit. Në raport theksohet se Skënderbeu ka manipuluar me qëllim përfitime kriminale në shkallë globale. Sipas raportit, janë fituar miliona dollarë. Po ashtu aty thuhet se ky klub nuk ka respekt për integritetin e lojës. Në raport thuhet se klubi ka ngritur një strukturë të organizuar shumë mirë, me qëllim vjeljen e shumave të mëdha nga bixhozi.