Guardiola: 8-0 do të ishte rezultati më i mirë për ne

27 prill 2022 | 13:19

Manchester City zhvilloi një ndeshje spektakolare në “Etihad Stadiumin” ndaj Realit, duke fituar 4-3.

Trajneri Pep Guardiola u shfaq i kënaqur pas ndeshjes. Strategu i Manchester City nuk e fshehu keqardhjen për rastet e shumta të shpërdoruara nga skuadra e tij por megjithatë e përgëzoi skuadrën për performacën e bërë.

“Do donim të fitonim me diferencë më të madhe por edhe 4 me 3 nuk është një rezultat i keq. Ata janë Reali i Madridit, një skuadër me armë të fuqishme në sulm. Kur një trajner sheh skuadrën e tij të luajë kështu, ka pak për të thënë edhe pse është një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Pësuam 3 gola, e vërtetë por dhamë gjithçka dhe bëmë një ndeshje të bukur. A u kënaqëm? Askush nuk mund të mos kënaqej edhe pse 8-0 do të ishte rezultat më i mirë për ne. Do luajmë lojën tonë edhe në Madrid”, ka deklaruar Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka dënuar sulmet në drejtim…