Guardiola: Arsenali është skuadra më e mirë në Angli

15 shkurt 2023 | 11:15

Sonte zhvillohet përballja e madhe në Premier Ligë mes Arsenalit dhe Manchester Cityt, dy skuadra që janë në krye të elitës angleze dhe favoritët kryesor për titull.

Trajneri Pep Guardiola e ka vlerësuar Arsenalin si skuadrën më të mirë deri tash në Angli.

“Deri tani ata janë skuadra më e mirë e Premier Ligës dhe kanë bërë një fazë të parë të pabesueshme. Ne e ndiejmë pak javë më parë në Kupën FA. Duhet të lexojmë lojën që ne do të luajmë. Do të jetë një betejë shumë e madhe. Duhet të jemi gati në të gjitha departamentet. Nuk mendoj se do ta vendosë kjo ndeshje titullin. Ka ende shumë javë për të luajtur. Por kjo është një sfidë e rëndësishme, të gjithë e dinë këtë dhe ne do të provojmë që të luajmë mirë. Ne do të përpiqemi që në 8-10 javët e fundit të jemi atje, ky është objektivi. Kjo ndeshje do të na ndihmojë për të qenë atje”, ka thënë Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar shprehjen e…