Guardiola: Asnjë lojtar nuk do të largohet në janar
24 dhjetor 2024
| 16:39
Trajneri Pep Guardiola nuk beson se Manchester City do t’i lërë lojtarët të largohen në merkaton e janarit, pavarësisht performancës së dobët të disa prej lojtarëve të tij, për shkak se skuadra po përballet me një numër të madh lojtarësh të dëmtuar, çka ka ndikuar edhe në rezultatet e dobëta të javëve të fundit.
“Unë nuk mendoj se do të ketë largime në merkaton e janarit. Për momentin kam nevojë për të gjithë ata që janë këtu. Vetëm në fund të sezonit do ta vlerësojmë situatën. Kam një ndjenjë që skuadra është vërtet e mirë, por dua që lojtarët e mi të kthehen të luajnë ashtu si duhet. Ekipi është ky që është. Klubi do të vendosë se çfarë është më e mira për ekipin”, ka thënë Guardiola.