Guardiola: Atletico luajti me formacion 5-5-0

06 prill 2022 | 14:16

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka sulmuar Atletico Madridin për mënyrën e lojës që e aplikoi të martën mbrëma në “Etihad Stadium”.

“E kishim paramenduar që ata do të luanin me skemën 5-3-2, por më pas ata kaluan në skemën 5-5-0. Në kohët parahistorike, sot dhe njëqind mijë vjet më pas, është shumë e vështirë të sulmosh një sistem të tillë loje. Nuk ka hapësira, janë fizikisht të fortë, ne jemi të vegjël dhe të lehtë. Duhet të bësh durim. E ndjej që do të jetë një ndeshje e ngjashme edhe në Madrid”, ka deklaruar Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani shqiptar në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi, ka përsëritur…